Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në Koplik, ndërron jetë 21-vjeçari


Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Koplik-Dedaj duke i marrë jetën një personi.

Gj.Gj, 21 vjeç mësohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.