Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Respektoni kushtetutën, përndryshe “Mosbindja Civile” do vijë në sallën e Kuvendit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, duke kritikuar ashpër qeverisjen e mazhorancës dhe duke akuzuar ministrat dhe zyrtarët e lartë për grabitje dhe plaçkitje të pasurisë publike.

Ai e cilësoi situatën si “pashembullt”, duke theksuar se një ministre, pasi kishte bërë burrin e saj investitor strategjik, kishte përvetësuar prona për familjen e saj duke përdorur pushtetin që kishte marrë nga qytetarët.

Berisha iu referua ministres Olta Xhaçka dhe akuzoi lidhjet e saj të ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Ai e akuzoi Xhaçkën dhe qeverinë për mbrojtjen e vjedhjeve dhe plaçkitjeve të pasurisë publike, duke përmendur se kjo ishte një “strategji ekstreme” për të mbrojtur ato që ai i quajti veprime të paligjshme.

Berisha gjithashtu kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj personave të akuzuar për korrupsion, siç ishte Ilir Beqaj, duke theksuar se ai nuk po ndiqej për vjedhjet e fondeve të sterilizimit.

“Kjo që ndodh në këtë parlament e pashembullt. Grabitje dhe plaçkitje të pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët. Kurrë nuk ka ndodhur qe një ministre pasi bëri burrin investitor strategjik, pasi përvetësoi duke përdorur pushtetin e besuar nga qytetarët për të pasuruar familjen e vetë me një pronë 10 mijë metra katrorë , ku kushton 250 euro metri katrori, po shtroni vendin dhe e mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga gjykata kushtetuese dhe komisioni i Venecias.
Pse ndodh kjo? Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kush vjedhjet plaçkitjet që kanë bërë.

Olta Xhaçka që bëhet këtu personazh publik, fijet e Olta Xhaçkës janë të lidhura me Edi Ramën sepse Rama është 30% i investitorëve strategjikë.
Flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin Skënderbe. Të gjitha aferat që çojnë te kryehajduti Rama nuk mund të diskutohen, i kërkohet mocion, kushtetuta e detyron, ai nuk vjen, kërkohet të vijë Vilm Nushi, bashkëshortja e kushëririt që ndan paratë me të, por nuk vjen.

Ilir Beqaj nuk ndëshkohet për vjedhjet e mëdha të fondeve të sterilizimit. Jeni si zogj në klloçkë pastaj do dilni pa pupla në publik. Çfarë diskutoni këtu, mazhoranca Xhaçka, kushtetuta Xhaçka. Dosjet e krimit i keni palë palë, nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush. Kujt t’ia vesh dorën.