Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas të miturin në Kuçovë, transportohet me urgjencë në spital


Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Kuçovë, ku një fëmijë rreth 10 vjeç është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pranë parkut të ri të qytetit.

Fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

I mituri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.