Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan 7 orë në Tiranë, zbardhet agjenda


Presidenti turk Erdogan vjen sot në Shqipëri në një vizitë zyrtare 7 orarëshe ku ndër të tjera do marrë pjesë në përurimin e xhamisë së Namazgjasë, një çështje që ka shkaktuar jo pak polemika për shkak të mungesës së Komunitetit Mysliman të Shqipëerisë. Gjatë qëndrimit kreu i shtetit turk do takohet fillimisht me presidentin Begaj.

Më pas do ketë një takim të një këshilli të lartë që do kulmojë me firmosjen e disa marrëveshjeve ndërsa në fund të takimeve zyrtare do ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Rama.

Në orën 16 e 30 është caktuar përurimi i xhamisë së Namazgjasë.

Gjatë vizitës së Erdogan do ketë disa rrugë të bllokuara deri në përfundimin e vizitës së kreut të shtetit turk.

Agjenda

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40

Takim koke me koke me presidentin Begaj

12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30

Deklaratë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Masat

Në këtë kontekst, policia e shtetit ka njoftuar planin e masave që do të ndërmerren për sigurinë e kreut të shtetit turk.

Policia njoftoi se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do bllokohen

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush”.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e vizitës së Presidentit të Turqisë z. Recep Tayyip Erdoğan, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e vizitës të presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, i cili do të zhvillojë takime në datën 10 tetor 2024, në qytetin e Tiranës.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.