Vendosni fjalën kyçe....

Humbi zgjedhjet, Lulzim Basha mbledh sot pasdite grupin parlamentar të PD-së


Kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e sotme grupin parlamentar të kësaj force politike.

Sipas “News 24”, mbledhja do të zhvillohet në orën 16:30 në selinë blu.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas zgjedhjeve në 6 bashki të vendit dhe pas publikimit të rezultateve paraprake të cilat tregojnë një humbje të thellë të PD-së në secilën prej bashkive. Për më tepër PD ka dalë forcë e tretë në shumicën e tyre.

Numërimi vijon ende me 21 qendra votimi të mbetura pa numëruar në Shkodër nga 250 në total dhe me dy kuti të mbetura për t’u numëruar në Durrës.

Dhe duket se drejt fitores në Shkodër është kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. Ndërsa në Durrës po fiton bindshëm kandidatja e PS-së Emiriana Sako. Në të dyja bashkitë PD del forcë e tretë. Ndërsa katër bashkitë e tjera janë fituar nga PArtia Socialiste.