Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në seancën parlamentare, deputetët e PD iu vënë zjarrin karrigeve, Bardhi: Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment


Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputetët e Partisë Demokratike u përplasën me gardën e republikës pranë foltores. Ata hodhën sende dhe shishe në drejtim të ministrave dhe kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, deputetët morën karriget e kuvendit dhe i nxorën jashtë në oborrin para derës hyrëse të parlamentit.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se ata ishin aty për të mbrojtur interesin publik dhe se karriget ishin simbol i qytetarëve. Ai u shpreh se opozita nuk do të shmanget nga beteja.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment.”,  u shpreh Bardhi.

Pas djegies së karrigeve, opozita u kthye sërish në sallë dhe mbajti foltoren e bllokuar. Me kërkesë të grupit të PS, senaca u ndërpre për 10 minuta.