Vendosni fjalën kyçe....

Përqindje e ulët votuesish në gjashtë bashkitë e vendit


Pjesëmarrje e ulët është shënuar në votimet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit. Deri në orën 16:00, Dibra është bashkia ku ka pasur më shumë votues, rreth 37 për qind e ndjekur nga Vora me 34 për qind.

Ndërsa bashkitë e mëdha të Shkodrës e Durrësit kanë pasur deri në orën 16:00 respektivisht 22.8 për qind e 21.5 për qind.

Në Shkodër e Dibër probleme është hasur me votimin në zona e thella për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Ndërsa Lushnja e Rrogozhina kanë një përqindje votuesish prej 31.2 e 26.3.

Qendrat e votimit do jenë të hapura deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Kryebashkiakët e zgjedhur në gjashtë bashkitë e vendit do kenë mandat njëvjeçar duke qenë se vitin që vjen janë zgjedhjet lokale për të gjitha bashkitë e vendit.