Vendosni fjalën kyçe....

Maratona e notit në Senë, triumfon holandezja Van Rouwendaal


Sharon van Rouwendaal vijon të bëjë mirë edhe në Lojërat Olimpike të Paris 2024.

Holandezja mori medaljen e dytë të artë olimpike për femra në maratonë 10 km teksa “rrëmbeu” fitoren nga rivalja australiane dhe partnerja stërvitore Moesha Johnson në stërvitjen e gjatë përmes lumit Seine të enjten.

30-vjeçarja Van Rouwendaal tani është konfirmuar si një nga më të suksesshmet e vendit, pasi ka marrë medalje në tre Lojëra Olimpike radhazi pasi kampionja e vitit 2016 fitoi medaljen e argjendtë në Tokio, duke e shndërruar atë në notaren me rezultatet më të mira në Lojërat Olimpike.

Notarja përshkruajti distancën e 10 kilometrave në dy orë, tre minuta dhe 34.2 sekonda, 5.5 sekonda përpara Johnson. Ginevra Taddeucci fitoi medaljen e bronztë për Italinë, pasi regjistroi kohën 2 orë 3 minuta e  42 sekonda.

Këto ditë është përfolur shumë për cilësinë e ujit Sena, ka shumë pakënaqësi nga sportistë të ndryshëm, teksa disa prej tyre kanë refuzuar të garojnë nga frika e infektimit. Kujtojmë se gara e treatlonit e meshkujve  u shty me një ditë pikërisht për këtë arsye.