Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi aludoi për fikje dritash e humbje jete në spital, reagon QSUT: Deklaratat të pavërteta


Ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Shëndetësisë, deputetja Albana Vokshi ka denoncuar një rast të rëndë.

Sipas informacione që Voksht i kanë ardhur, të premten në QSUT për më shumë se dy orë kanë ikur dritat dhe nuk ka funksionuar asgjë, duke bërë që katër pacientë që ishin në intubim kanë ndërruar jetë.

Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.’- tha Vokshi.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT) e cila ka mohuar deklaratën e bërë duke thënë se është e pavërtetë.

Më tej në deklaratë sqarohet se ka pasur probleme me eneregjinë të cilat janë zgjidhur por kursesi humbje jete nga defekti elektrik.

QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:

Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment”-thuhet në deklaratën e QSUNT.