Vendosni fjalën kyçe....

Shembet ndërtesa në Indi, humbin jetën shtatë persona


Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në shtetin perëndimor indian të Gujarat që u shemb të shtunën, njoftojnë burimet vendase.

Ndërtesa pesëkatëshe u shemb të shtunën pasdite në qytetin Surat.

Operacionet e shpëtimit rifilluan të dielën ndërsa ekipet u përpoqën të pastronin mbeturinat pas shembjes, tha zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit, duke shtuar se është e paqartë se sa njerëz ishin ende të bllokuar.

Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende informacion mbi shembjen e ndërtesës, ose cfarë mund ta ketë shkaktuar, shkruan Yahoo.news