Vendosni fjalën kyçe....

Protestë kundër turizmit masiv në Barcelonë, bllokohen lokalet


Mijëra protestues marshuan në qendrë të  Barcelonës. Protestuesit qëlluan me pistoleta uji turistët e huaj dhe në shenjë simbolike u vunë shiritin e kuq lokaleve dhe restoranteve ku këta të fundit po hanin.

Sipas policisë rreth 2,800 njerëz marshuan përgjatë një lagjeje të Barcelonës për të kërkuar një model të ri ekonomik që do të reduktonte miliona turistë që e vizitojnë çdo vit. 

Protestuesit mbanin pankarta që lexonin “Barcelona nuk është në shitje” dhe “Turistët shkojnë në shtëpi”, përpara se disa të përdornin pistoleta uji mbi turistët që hanin jashtë në restorante në pikat e njohura turistike. Thirrjet “Turistët jashtë lagjes sonë” tingëllonin ndërsa disa ndaluan para hyrjeve të hoteleve.

Rritja e kostos së banesave në Barcelonë, me 68 për qind në dekadën e fundit, është një nga çështjet kryesore për lëvizjen, së bashku me efektet e turizmit në tregtinë lokale dhe kushtet e punës në qytetin me 1.6 milionë banorë. 

Sipas mediave lokale qiratë u rritën me 18% në qershor nga një vit më parë në qytetet turistike si Barcelona dhe Madridi, shkruan Daily Mail.