Vendosni fjalën kyçe....

Portugalia “shpërbën” Turqinë që në pjesën e parë


Portugalia ka shpërbërë Turqinë në ndeshjen e dytë në grup duke e mbyllur pjesën e parë me dy gola avantazh.

Fillimisht ishte Bernardo Silva që shënoi me një goditje të fortë në zonë i dyti ishte një autogol pas një mosmarrëveshjeje mes mbrojtësit dhe portierit turk.

Me fitoren e some, nëse do e ruajë rezultatin, Portugalia bëhet ekipi i tretë që kualifikohet matematikisht në fazën finale pas Gjermanisë e Spanjës.

Turqia nga ana e saj ka tre pikë në llogari dhe në ndeshjen e radhës do përballet me Çekinë.