Një aksident ka ndodhur në orët e paratë mëngjesit së sotëm në Vlorë ku një automjet i drejtuar nga një punonjës policie është përplasur me një automjet tjetër.
Polici ka qenë jashtë shërbimit ndërkohë që pas testit ka rezultuar nën efektin e alkoolit.
Shtetasja e cila ishte në automjetin tjetër është lënduar dhe dërguar në spital për mjekim pa rrezik për jetën.
“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit. Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.
