Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Sauk, një person i plagosur nga përplasja e pesëfishtë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Saukut në Tiranë ku një kamion është përplasur me 4 makina të tjera.

Nga pamjet duket se një nga veturat ka marr dëmtime të mëdha. 

Nga aksidenti është dëmtuar njëra prej drejtueseve të mjeteve të përfshira në aksident e cila është dërguar në spital.

Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *