Vendosni fjalën kyçe....

Kina: Nuk jemi palë në konfliktin në Ukrainë, mbështesim paqen


“Kina nuk është palë në konfliktin në Ukrainë dhe vazhdimisht mbështet paqen dhe një zgjidhje politike”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengyu.

“Kina nuk është as ajo që krijoi konfliktin në Ukrainë dhe as palë në të. Për Ukrainën, qëndrimi i Kinës ka qenë i drejtë dhe objektiv. Ne kemi punuar në mënyrë aktive për të nxitur bisedimet për paqen dhe një zgjidhje politike,” tha ai.

“Ne kurrë nuk i ndezim flakët dhe nuk kërkojmë përfitime egoiste dhe sigurisht nuk do të pranojmë të jemi koka turku. Kur bëhet fjalë për Evropën, Kina pret me padurim rivendosjen e hershme të paqes dhe stabilitetit në kontinentin evropian dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për këtë qëllim”, shtoi diplomati.