Vendosni fjalën kyçe....

Sot devijohet qarkullimi në aksin Elbasan-Qafë Thanë, çfarë thotë ARRSH 


Qarkullimi i makinave në aksin Elbasan-Qafë Thanë do të devijohet ditën e sotme për shkak të punimeve që po kryhen për zgjerimin e rrugës.

Në një postim në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se devijimi i trafikut do të kryhet në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

“Në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I), më datë 24.05.2024 do të kryet devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës. Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje”, njofton ARRSH.