Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e shiut në Kukës, rënie gurësh në disa segmente, qarkullimi vijon normalisht


Qarku i Kukësit është përfshire nga reshje shiu me intensitet mesatar. Deri më tani, bazuar në informacionet e marra nga terreni, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka rënie gurësh në disa segmente, por nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Në Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka problematike emergjente.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Golaj bashkia Has dhe fshatrat Zogaj, Kam, Kepenek dhe Çorraj Njësia Administrative Bytyq bashkia Tropojë. Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, vijon normalisht.