Vendosni fjalën kyçe....

Akuzoi babanë për abuzim seksual, ekspertiza përgënjeshtron vajzën, e mitura: E denoncova se s’më jepte telefonin


Vajza 15-vjeçare, e cila ka akuzuar babanë e saj për përdhunim ka dalë nga ekzaminimi mjeko ligjor e pa abuzuar seksualisht.

Lajmin e konfirmon gazetarja, Klodjana Haxhiaj, ndërsa mësohet se vajza në gjykatë ka mohuar akuzat, duke u shprehur se denoncimi e kishte bërë pasi i ati i kishte marrë telefonin dhe se nuk ia jepte më.

Vajza në gjykatë: Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai.

Ndërkohë avokat mbrojtës ka bërë me dije se vajza është e virgjër.

Gjykata nuk i ka dhënë urdhër mbrojtje vajzës dhe nënës, ndërsa në seancë i kanë kërkuar falje Bledar Rokos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe akuzat.