Vendosni fjalën kyçe....

Zbulimi i rrallë, doli për të shëtitur qenin gjen skeletin e dinosaurit


Dy vjet më parë, Damien Boschetto vendosi të nxjerrë qenin për një shëtitje. Ai dhe qeni i tij Muffin, u drejtuan drejt një pylli në Montouliers, disa milje larg shtëpisë së tij në Cruzy, në Francën jugore.

Ndërsa Muffin nuhati dhe eksploroi gjurmët, Boschetto po shihte për ndonjë send të veçantë, një kalim kohe i parapëlqyer për të duke qenë që kishte studiuar paleontologji në kolegj. Së shpejti ai vuri re diçka që dilte nga një shkëmb i gërryer. Ishte një kockë e stërmadhe.

Doli të ishte kocka e legenit e një titanozauri, një klasifikim i dinosaurëve me qafë të gjatë që ishin ndër krijesat më të mëdha që kanë shkelur ndonjëherë në planet. Kishte më shumë se 30 lloje titanosaurësh, me më të mëdhenjtë që peshonin deri në 70 ton dhe 26 metra të lartë.

Zbulimi i Boschetto-s fillimisht u mbajt sekret për të mbrojtur vendin arkeologjik, por paleontologu amator më në fund foli për atë që ai dhe Muffin gjetën në vitin 2022.

“Kjo nuk është përpjekja ime e parë,” tha Boschetto, 25 vjeç, në një email për The Washington Post. “Unë kam zbuluar tashmë shumë eshtra dinosauri, por sigurisht që është gjithmonë një emocion kur zbulon të reja.”

Fosilet e Titanosaurëve nuk janë të zakonshme në Evropë, kështu që ky zbulim ishte i veçantë – aq më tepër sepse Boschetto gjeti shumë më tepër se një kockë. Ajo që ai zbuloi përfundimisht ishte një skelet titanosauri që ishte 70 për qind i kompletuar, me shumicën e eshtrave ende të lidhura.

“Ky është një zbulim i rrallë dhe i jashtëzakonshëm në Francë dhe Evropë,” tha Boschetto, i cili punoi me një ekip lokal arkeologjik për të zbuluar pjesën tjetër të fosilit.

Për dy vitet e ardhshme, Boschetto dhe anëtarët e Shoqatës Kulturore Arkeologjike dhe Paleontologjike (ACAP) në Muzeun Cruzy punuan në fshehtësi në gërmimin e skeletit. Ata shoqëroheshin gjithmonë nga qeni Muffin.

“Qeni im nuk na ndihmoi veçanërisht për të gërmuar, por shpesh qëndronte roje mbi tokë dhe mbi fosilet,” tha Boschetto.

Lloje të shumta dhe nënlloje të titanosaurëve, një dinosauri që ha bimë, jetuan gjatë periudhës së Kretakut, e cila zgjati nga 145 milionë deri në 66 milionë vjet më parë. Ata kishin trupa të mëdhenj dhe qafë shumë të gjatë që u mundësonte të arrinin te gjethet e pemëve të larta.

Pasi të përfundojë puna, skeleti do shfaqet në Muzeun Cruzy, muzeu i vogël ku Boschetto ka qenë vullnetar gjatë viteve të fundit.