Vendosni fjalën kyçe....

Moska nuk fsheh synimet, Medvedev: Zelensky është objektiv legjitim ushtarak


“Presidenti ukrainas, Zelensky, si udhëheqës i një regjimi politik armiqësor në luftë me Rusinë, është një objektiv legjitim ushtarak”, ka paralajmëruar Dmitry Medvedev, kreu i Këshillit të Sigurimit të vendit.

“Për Rusinë, humbja përfundimtare e legjitimitetit nga pseudo-presidenti i ish-Ukrainës nuk do të ndryshojë asgjë,” u shpreh ish-presidenti rus.

Medvedev e quajti Zelenskyn një “kriminel lufte”, i cili duhet të kapet dhe të sillet para drejtësisë ose “të likuidohet si terrorist” për “krimet e tij”.

Në fillim të këtij muaji, Zelensky u shfaq në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Brendshme ruse. Megjithatë, nuk ka të dhëna për procedimin penal ndaj tij.