Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve


Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar.

Sipas tij, harta e re ka rritur kostot ndaj qytetarëve pasi nuk mund të ketë prokuror në çdo qytet, por shërbimi është më cilësor ndaj tyre.

‘Ne mund të kishim një prokurori në çdo qytet, por ne s’po arrijmë të gjejmë staf të aftë ndhmës në shërbim të punës. Duhet gjetur një balancë mes afërsisë dhe shërbimit cilësor, fakti që kemi prokurori më të mëdha, ka shpërndarje më të drejtë të punës dhe i jep një vlerë plus qytetarëve, padyshim që qytetarëve i rriten kostot, por ka një shërbim më të mirë në drejtim të tyre’, u shpreh Çela.