Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Deputetët e PS me urdhër të Edi Ramës, bllokojnë kërkesat për informacion për të mbuluar korrupsionin


Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një konferencë për mediat u shpreh se anëtarët e mazhorancës tentuan të pengonin ditën e djeshme punën e komisionit.

Ajo shtoi se ka një muaj që deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar korrupsionin e për të mos bërë transparencë, bllokojnë kërkesat për informacion.

“Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi. Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen. Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar. 

Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosur që të bllokojnë kërkesat për informacion. Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat. Ekspertët e PS kishin disa vërejte të vogla. 

Ndërsa për shkresat dërguar spitale publike refuzonin të kërkoheshin të dhëna mbi emrat e personave që kanë kryer Check Up-in, ndërkohë që e dimë që këtu janë bërë shkeljet më të mëdha me persona që nuk jetojnë më apo që e kanë bërë dy herë brenda vitit. Nënkryetari dhe sekretari gënjyen publikisht duke thënë që kërkesat nuk i kanë marrë, kur më 5 prill iu kam dërguar. Një pjesë tjetër që dua të ndaj me ju është që nuk duan të bëjnë transparencë.”, tha ajo.