Vendosni fjalën kyçe....

Pas logos Juventus ndërron edhe fanelën, rikthehet në fillime e veta


Juventusi ka prezantuar fanelën e re për sezonin 2019-2020. Lajmi është publikuar nga “Corriere di Torino” dhe siç vihet re nga fotoja e publikuar, fanela e re nuk do ketë vijat tradicionale bardhezi të Juventusit.

Mësohet se modeli i fanelës së re është vendosur nga vetë presidenti i klubit torinez, Agnelli, mes tre modeleve të prezantuara nga kompania gjermane e prodhimit të veshjeve sportive, “Adidas”.

Sipas gazetës italiane, Juventusi është një klub me shumë tifozë në SHBA dhe atje veshjet sportive me vija nuk shiten mirë kështu që mesa duket zgjedhja e kësaj fanele ka në thelb edhe arsyet e marketingut.

Një tjetër arsye e zgjedhjes së kësaj fanele sipas gazetës është dëshira e presidentit për të pasur një fanelë që do ishte kthim në kohë në kujtim të historisë së pasur të klubit.

Kjo është fanela e tretë në historinë e klubit pas atyre të viteve 1897-1899 dhe 1899-1903 ku mungojnë vijat bardhezi. Pak kohë më parë klubi italian ndërroi edhe logon e tij duke e ndërruar nga jo tradicionale që prej vitit 2004.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *