Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme


Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar në “Open” në News 24, tha se ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme.

“Ka një teknikalitet që i ndajmë në aktivitetin tregtar në persona fizik dhe juridik. Personi fizik përgjigjet edhe me pasurinë e vet. Nëse unë dështoj, ti më sekuestron edhe shtëpinë. Personi juridik përgjigjet deri në kufijtë e kapitalit.

Për sa kohë personi juridik e ka detyrimin më të kufizuar logjikisht paguan më shumë tatim ndaj shtetit. Shih çfarë kanë bërë mjeshtrit.

Për personin fizik, deri në 14 mln lekë paguan 15%, për 14 mln lekë e lart, 23%, kurse personi juridik paguan vetëm 15%. Pse bëhen këto ligje? Ka një urrejtje të pashpjegueshme ndaj trurit, mendjes, ndaj njerëzve që lexojnë dhe sakrifikojnë. Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme”, tha Lapaj.