Vendosni fjalën kyçe....

Dosja Babale/ Salianji dhe avokati mungojnë në seancën e Apelit


Ka nisur procesi ndaj Ervin Salianjit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në seancë mungojnë deputeti Salianji dhe avokati i tij.

Avokati i Salianjit Ledio Braho  i ka drejtuar një kërkesë gjykatës për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore, ku ka paraqitur  edhe një raport mjekësor.

“Nuk mund të jem i pranishëm për arsye shëndetësore”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, prokurori ka deklaruar se seanca s’mund të vazhdojë dhe ka kërkuar shtyrjen e procesit në një datë tjetër.

Nga ana tjetër, avokati i Geron Xhafajt ka deklaruar se mungesa e Salianjit është e qëllimtë dhe ka kërkuar caktimin e një mbrojtësi ligjor kryesisht dhe vijimin e seancës.

Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë, për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Ervin Salianji, denoncoi për herë të parë në maj të 2018-ës, nga selia e Partisë Demokratike atë që quhet si çështja “Babale”, ku shtetasi Albert Veliu, akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Gjykata vendos ta shtyje seancën ndaj Ervin Salianjit për ne date 8 maj 2024 ora 10.00