Vendosni fjalën kyçe....

Partizani “mbyt” nëndetësen, fiton derbin ndaj Dinamos


Partizani është rikthyer te fitorja pas disa rezultatesh jo të mira duke mundur në derbi Dinamon.

“Të Kuqtë” fituan 2-0 me gola të shënuar nga Dieudonne e Keko.

Falë suksesit Partizani ka forcuar pozitat në vendin e tretë duke u larguar disi nga ndjekësit, Tirana e Dinamo që e ndjekin këmba-këmbës dhe e kërcënojnë për sa i përket fazës finale.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme Teuta barazoi me Vllazninë ndërsa më herët Egnatia fitoi me përmbysje ndaj Laçit.