Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden ngatërron vendodhjen e tij… përsëri (VIDEO)


Kandidati për president Joe Biden, ka ngatërruar përsëri vendodhjen e tij gjatë një takimi fushate.

Gjatë një mitingu në Iowa të shtunën, Biden tha Ohio por u vetëkorrigjua shpejt.

“Sa ura të pasigurta keni akoma këtu në Ohio? Dua të them Iowa”- tha ai ndërsa turma shpërtheu në të qeshura.

Biden shpjegoi se ai sapo kishte qenë në Ohio dhe tha se ata kishin më shumë ura të pasigurta atje, shkruan Fox News.

Kjo nuk është hera e parë që Biden ngatërron vendodhjen e tij. Në muajin gusht ai u tha gazetarëve se po i pëlqente shumë Vermonti, ndërkohë që ishte në New Hampshire (Lexo këtu).

Por gabimet me vendodhjen nuk janë të vetmat gafa të Bidenit gjatë kësaj fushate. Majin e kaluar, Biden iu referua kryeministres së atëhershme britanike Theresa May, si Margaret Thatcher, e cila ka shërbyer nga viti 1979 deri në 1990-ën dhe u nda nga jeta në 2013-ën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *