Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Pranvera shqiptare ka nisur, Berisha i burgosur politik


Nënkryetari i PD-së të Rithemelimit, Flamur Noka nga Belshi e cilësoi Sali Berishën të burgosur politik.

Noka i kërkoi SPAK-ut të zbatojë ligjin dhe t’i heqë pandëshkueshmërinë Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Po pse krijoi drejtësia e re një monument kaq të madh pandëshkueshmëria, pse u dha imunitet Ramës dhe Veliajt. Mos është i shqetësuar vallë SPAK për fatin që do të kishte Partia Socialiste. Nëse janë të merakosur se çdo të ndodhte me këtë forcë politike, po ua them unë këtu, se do t’i bënin nder. Pasi kjo kastë e korruptuar, kjo bandë e gërshetuar mes rilindjes dhe mjaftit, po e shkatërrojnë atë parti, po u marrin frymën socialistëve të ndershëm.

Kështu që i them Dumanit te SKAP të zbatojë ligjin e të mos ketë hallin se dëmton Partinë Socialiste Te i heq pandëshkueshmërinë dyshes Rama-Veliaj, Ligji I trajton ata si të barabartë para tij si gjithë të tjerët.

Ndërsa opozitën e ka shpallur armike skapi dhe drejtësia me regji..

Sali Berisha i burgosur politik pse i nxjerr te palarat regjimit me kriminelë dhe korruptiv

Sali Berisha. Simboli i anti korrupsionit ne Shqipëri. Simboli i antikrimit ne Shqipëri. Edhe aleatet tjerë”-deklaroi Noka.

Më tej Noka theksoi se PD-ja është e bashkuar dhe ka nisur një aksion të pashembullt në përballje me regjimin.

Ai e konsideroi aksionin e opozitës si fillimin e një pranvere shqiptare.

Partia Demokratike është bashkuar dhe është në krye të një aksioni të pashembullt në përballje dhemb për dhemb me këtë regjim. Ne i kemi kapur ata në çdo aferë dhe i kemi nxjerrë lakuriq me gjithë veset e hajdutërinë e tyre, para syve të shqiptarëve.

Kjo është një betejë e fituar nga Opozita e Bashkuar, edhe pse ata kanë çdo pushtet në kontroll e shumicën e mediave.

Ne jemi të angazhuar çdo ditë në pasurimin e fuqisë opozitare me potenciale, me të rinj e të reja, me vlera e me ide. Nuk është një rrugë e lehtë. Kërkon punë, vrull çdo ditë. Dhe secili nga ju, ka në dorë të zhvillojë, të shtojë një tullë në ndërtimin, në fuqizimin, në konsolidimin tonë, e të alternativës që do të paraqesim para qytetarëve.

Ne duhet të sjellim ndryshimin që vendi e kërkon, që Belshi e shqiptarët kudo duan. Këtë mund dhe duhet ta bëjmë me njerëzit, duke punuar ngushtë me ta, duke qëndruar me ta.

Unë jam i bindur se do t’ia dalim. Pranvera shqiptare ka nisur, ka çelur sythet e saj kudo. Ne duhet të kujdesemi, t’i prijmë asaj, drejt ditës së madhe. Që nuk është larg”-deklaroi Noka.