Vendosni fjalën kyçe....

Meta me dy gishtat lart në Konventë, përqafon Elona Gurin, Kryemadhit i jep vetëm dorën


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në Hotel Tirana, aty ku do të mbahet Komiteti Drejtues Kombëtar i PL.

Meta, teksa po hynte në Hotel Tirana, bëri shenjën e dy gishtave lart, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Gazetari: Z Meta keni bërë stërvitje mjaftueshëm sot sepse është zonja Kryemadhi brenda?

Meta: Është frymëzim i madh për përmbushjen e 5 prioriteteve. Ka ndonjë gjë tjetër brenda?

Gazetari: Monika Kryemadhi, të tjerët janë të gjithë brenda.

Meta: Është mrekulli e madhe që pas 20 viteve në parti ka mendim ndryshe.

Gazetari: A rrezikon përçarje Partia e Lirisë sot?

Meta: Jo, asnjëherë në botë.

Pasi ka hyrë në Hotel Tirana, kryetari i PL Meta iu ka dhënë dorën funksionarëve dhe anëtarëve të Partisë së Lirisë, mes tyre dhe Monika Kryemadhit.

‘O paskemi mysafire, paska ardh Lona’– tha Meta teksa përqafoi Elona Gurin, një bashkëpunëtore shumë e afërt e dyshes Meta-Kryemadhi, por që së fundmi përflitej se është përjashtuar nga partia.

‘Ne jemi të shtëpisë!’ iu përgjigj Elona Guri.

Po ashtu Meta është takuar edhe me Kryemadhin e cila nuk ka nguruar që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ‘Ja ku jam’.