Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat e Metës për SPAK, kryeprokurori Çela: Përgjigjen e dha KLP


Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në një komunikim për gazetarët, u pyet për akuzat e ish-presidentit Ilir Meta në drejtim të SPAK.

Çela theksoi se për këtë ka kthyer përgjigje KLP, duke nënkuptuar se sulmet ndaj Strukturës së Posaçme synojnë të denigrojnë figurën e prokurorëve dhe të ushtrojë presion ndaj tyre.

Më tej, Çela deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme ka një bashkëpunim të kënaqshëm me SPAK.

Gazetari: Dje, KLP dënoi gjuhën e përdorur nga ish-presidenti për SPAK. Cili është mendimi juaj për akuzat e ish-kreut të Shtetit ndaj Strukturës së Posaçme?

Olsion Çela: Po i përgjigjemi sot çështjeve më emergjente. Kemi performancë më të mirë të Prokurorive. Përgjigjen tashmë e ka dhënë KLP. Numri i të dënuarve është më i lartë dhe sistemi po funksionon. Bashkëpunimi ynë me SPAK ka qenë shumë i mirë, performanca që kemi arritur përmes bashkëpunimit ka qenë në nivele të kënaqshme.