Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet iraniane, hapet aeroporti i Teheranit, nisin fluturimet


Aeroportet në kryeqytetin iranian të Teheranit kanë rifilluar fluturimet në orën 6:00 të mëngjesit me orën lokale të hënën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit Tasnim.

Të dielën, të dy aeroportet e Teheranit, Aeroporti Imam Khomeini dhe Aeroporti Mehrabad, pezulluan fluturimet pasi sulmi i Iranit ndaj Izraelit nxiti tensionet rajonale.

Shumë udhëtime u ndërprenë të shtunën, ku të paktën tre fluturime të United Airlines që drejtoheshin ose niseshin nga Lindja e Mesme u anuluan pasi u shpalos konflikti.

Linja ajrore holandez KLM ka thënë se do të ndalojë fluturimet mbi Iran dhe Izrael “si një masë paraprake”, por do të vazhdojë të fluturojë drejt dhe nga Tel Aviv.

Austrian Airlines dhe Lufthansa, aktualisht dy kompanitë e vetme perëndimore që kryejnë fluturime ndërkombëtare për në Iran,  kanë njoftuar një pezullim të fluturimeve drejt dhe nga Teherani deri më 18 prill.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN