Vendosni fjalën kyçe....

“Miq, nesër votohet propozimi im për konfiskimin e aseteve ruse” – Basha i ngazëllyer videomesazh nga Strasburgu


Kreu i PD-së Basha ka njoftuar nga Strasburgu se sot e nesër do vendoset anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës si dhe propozimi i tij për konfiskimin e aseteve të Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Basha bën me dije se do na mbajë të informuar për atë që do ndodhë sot e nesër.

Të dashur miq, ju përshëndes nga Këshilli i Europës. Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës do vendosë këtë javë për anëtarësimin e Kosovës. Dy ditë historike, sot dhe nesër. Sot do diskutojmë në komitetet parlamentare  dhe grupet politike dhe nesër me votë, 46 vende, delegacionet e tyre parlamentare do votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.Njëkohësisht nesër do debatohet e votohet edhe propozimi im për konfiskimin e aseteve të Federatës Ruse dhe vendosje e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dy ditë shumë të rëndësishme pra, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Do ju mbaj të informuar, drejtpërdrejt dhe përmes mediave. Ju përshëndes dhe ju uroj një javë të mbarë nga Strasburgu, nga Këshilli i Europës.” – thotë Basha në videomesazhin e tij.