Vendosni fjalën kyçe....

Elbasan, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotike, pranga 35-vjeçarit


Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë. 35-vjeçari Sokol Bërdëllima u arrestua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, ndërsa ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.