Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Hetimi i SPAK-ut ndaj meje nisi pas takimit të Dumanit me McGonigal


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në emisionin “Opinion” se hetimi i SPAK-ut ndaj tij nisi pasi një takimi të Altin Dumanit me Charles McGonigal.

Sipas Metës hetimi nisi për shkak që ai në kohën si President mbrojti Gjykatën Kushtetuese.

SPAKU ka nis hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës. As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak”-deklaroi Ilir Meta.