Vendosni fjalën kyçe....

Turqi, teleferiku përplaset me shtyllën, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur 


Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën të premten kur një teleferik në Turqinë jugore u përplas me një shtyllë.

Dhjetëra njerëz të tjerë mbetën të bllokuar deri në orët e vona të natës pasi i gjithë sistemi i teleferikut u ndal.

Dy fëmijë ishin mes të plagosurve në aksidentin në teleferikun të quajtur Tunektepe.

Sipas mediave të huaja nga aksidenti humbi jetën një shtatas turk 54-vjeç dhe tha se gjashtë shtetas turq dhe një shtetas Kirgistan u plagosën.

Pesë nga të plagosurit u larguan nga mali me helikopter dhe përpjekjet vazhduan për të larguar dy personat e tjerë të plagosur, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tre orë pas aksidentit.

Operacioni i shpëtimit përfshiu më shumë se 160 persona , duke përfshirë ekuipazhet ajrore nga Rojet Bregdetare dhe ekipet e alpinizmit nga pjesë të ndryshme të Turqisë, postoi ministri në faqen e mediave sociale X.

“Rreth 184 pasagjerë të tjerë u bllokuan në 25 teleferikë të tjerë dhjetëra metra mbi tokë, ndërsa inxhinierët u përpoqën të rindiznin sistemin”, tha në një deklaratë kryetari i bashkisë së Antalias Muhittin Bocek. Helikopterët me imazhe të shikimit të natës po shkonin në vend, tha ai.

Agjencia e kërkim-shpëtimit tha se 49 njerëz ishin shpëtuar, duke lënë 135 ende të bllokuar afër mesnatës,  rreth gjashtë orë pas aksidentit.

Imazhet në mediat turke treguan makinën e goditur duke u lëkundur nga kabllot e shkëputura në anën e malit shkëmbor ndërsa mjekët kujdeseshin për të plagosurit.

Teleferiku transportonte  turistët nga plazhi Konyaalti në një restorant me një largësi  618 metra (2010 hapa në këmbë). Ajo drejtohet nga Bashkia Metropolitane e Antalias.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Antalias ka nisur një hetim. Për të përcaktuar shkakun e incidentit u caktua një komision ekspertësh, i cili përfshinte inxhinierë mekanikë dhe elektrikë dhe ekspertë të shëndetit dhe sigurisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AP