Vendosni fjalën kyçe....

Paqja e Ukrainës e pamundur pa Rusinë – Ministri i Jashtëm i Zvicrës


Çdo përpjekje diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë do të jetë e pafrytshme nëse Rusia nuk përfshihet në proces, tha ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis.

Zvicra po planifikon të presë një konferencë të nivelit të lartë të paqes në Ukrainë në qershor 2024 në resortin Burgenstock pranë liqenit të Lucernit, duke kërkuar “të krijojë një kuptim të përbashkët të një kuadri të favorshëm” për përfundimin e konfliktit dhe krijimin e një “udhërrëfyesi tw prekshwm” për paqen.

Raportet e mëparshme të medias sugjeruan se deri në 100 kombe mund të ishin të pranishëm në këtë takim. Rusia, megjithatë, ka sinjalizuar se nuk do marrë pjesë, edhe nëse ftohet zyrtarisht.

Ajo ka argumentuar se tubimi do promovojë “formulën e paqes” të presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, qw kërkon që Moska të tërhiqet nga të gjitha territoret dhe krijimin e një tribunali për të ndjekur penalisht Rusinë për krime të dyshuara lufte.

Moska e ka hedhur poshtë nismën si “të shkëputur nga realiteti”. Duke folur me gazetarët të mërkurën, Cassis vuri në dukje se konferenca do organizohej me kërkesë të Zelenskyt, duke shtuar se ka kushte të mjaftueshme për të nisur një shtytje të profilit të lartë për paqen.

“Vendi i parë me të cilin biseduam pas Ukrainës ishte, natyrisht, Rusia. Sepse asnjë proces paqeje nuk mund të zhvillohet pa Rusinë, edhe nëse ajo nuk do jetë e pranishme në takimin e parë”, tha ai.

Diplomati pranoi se Moska do duhej të përfshihej “herët a vonë, por jo domosdoshmërisht që nga dita e parë”, duke sugjeruar se konferenca e parë mund të pwrqendrohet në “saktësisht si të ftohet Rusia dhe çfarë roli t’i japet asaj”.