Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK-u kërkoi 93 vite burg për 10 të akuzuarit


Prokuroria e Posaçme lexoi sot pretencën për grupin e personave të arrestuar për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit në nëntor 2022. Organi i akuzës kërkoi dënimin me 10 e 8 muaj për Viktor Çervanakun, ish kryekomunar i Frakullit.

Viktor Çervanaku, ish kryekomunar i Frakullit 10.8 vite burg

Klajdi Kodra (Vrioni)  12 vite burg

Bledar Matoshi 8.4 vite burg

Denison Çervanaku   8 vite burg

Nikolin Gjolena 12 vite burg

Redion Meshi 10 vite burg

Zenel Çervanaku 10 vite burg

Enxhi Ferhati 8 vite burg

Julian Malaj 2 vite burg për moskallëzim krimi

Marildo Rona 8 vite burg

Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës për trafikimkn e 485 kg kokainë e fshehur në pleh kimik. Ne total me gjykim te shkurtuar do të vuajnë 93 vite burg

Më 24 nëntor 2022 në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.

Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian. Dy përpunues kolumbian të saj arritën të arratiseshin dhe ende nuk janë kapur.  485 kg kokainë nëse do të dilte në treg do të ardhurat që do të fitoheshin janë 40 mln euro.

DENIMI

1.Nikolin Gjolena, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 dhe denimin me 16 vjet burgim. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 18 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar, denimin perfundimisht me 12 vjet burgim.

2.Viktor Çervanaku, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 denimin me 15 vjet. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/1, denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/4, denimin me 2 vjet. Ne bashkim te denimeve 16 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar denimin e tij perfundimisht me 10 vjet e 8 muaj burgim.

3.Denilson Çervanaku, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 denimin me 16 vjet. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/1, 5 vjet. Per nenin 278/4, 2 vjet. Per nenin 280, 1 vit. Ne bashkim te denimeve 18 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar denimin e tij perfundimisht me 12 vjet burgim.

4.Klajdi Vrioni, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 denimin me 16 vjet. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/1, 6 vjet. Ne bashkim te denimeve 18 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 12 vjet.

5.Zenel Çervanaku, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 14 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 15 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 10 vjet.

6.Enxhi Ferhati, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 12 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 8 vjet.

7.Redion Meshi, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Per nenin 278/2, 9 vjet. Ne bashkim te denimeve 15 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 10 vjet.

8.Bledar Matoshi, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Per nenin 278/1, 5 vjet. Ne bashkim te denimeve 12 vjet e 6 muaj. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 8 vjet e 4 muaj burgim.

9.Marildo Rona, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 12 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 8 vjet.

  1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Julian Malaj per nenin 300 KP dhe denimin me 3 vite burgim. Ne aplikim te gjykimit te shkurtuar denimin e tij me 2 vite burgim.

Pretenca:

Viktor Çervanaku 16 vjet / 10 vjet e 8 muaj

Klajdi Kodra 18 vjet /12 vjet

Bledar Matoshi 12 vjet e 6 muaj / 8 vjet e 4 muaj

Denilson Çervanaku 18 vjet / 12 vjet

Enxhi Ferhati 12 vjet/ 8 vjet

Nikolin Gjolena 18 vjet / 12

Zenel Çervanaku 15 vjet /10

Redion Meshi 15 vjet / 10

Julian Malaj 2 vite /

Marildo Nona 12 vjet/ 8 vjet