Vendosni fjalën kyçe....

Hollësitë nga ekzekutimi i Roan Brahimit, lëvizjet e viktimës dhe vrasësve


Hollësi të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 32-vjeçarit Roan Brahimi në Greqi.

Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa deri para pak kohësh jetonte në Dubai.

Përveç këtyre dy shteteve, ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca.

Sipas dyshimeve, lëvizjet e tij mund të kenë më shumë të bëjnë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32-vjeçarin.