Vendosni fjalën kyçe....

Masakra e Lushnjës, SPAK-u kërkon burg përjetë për Laert Haxhiun


Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë sot pretencën për Leart Haxhiun, të akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën, për të cilin kërkoi dënim me burgim të përjetshëm.

Në atë ngjarje humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Sipas BW, Gjykata e Apelit në Athinë do të thotë edhe fjalën e fundit për fatin e Laert Haxhiut. Po ashtu ai ka kërkuar edhe azil në shtetin grek.