Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i koalicionit opozitar shkoi të marrë bekimin e kreut të Kishës Ortotokse Serbe në Mal të Zi pas zgjedhjeve (Video)


Gjëja e parë që bëri lideri i koalicionit opozitar në Malin e Zi pasi mësoi për rezultatin e zgjedhjeve, ishte të shkonte në kishë për të falënderuar Zotin.

Zdravko Krivokapic deklaroi më pas se gjëja e parë që do bënte koalicioni i ri qeverisës ishtë shfuqizimi i ‘Ligjit mbi Lirinë Fetare’, që ka pasur si qëllim të privonte Kishën Ortodokse Serbe nga pronat e saj historike.

Duke shpjeguar pse ai shkoi në Katedralen e Ringjalljes në kryeqytet në orët e vona, Krivokapic shpjegoi në një intervistë për Novosti.rs: “Unë kisha një nevojë, së pari si një besimtar, dhe pastaj gjithashtu kisha informacione që Metropoliti Amfilohije ishte atje dhe unë shpreha dëshirën për ta parë atë, edhe pse ishte vonë në mbrëmje.

“Unë shkova për të kërkuar bekimin e tij për atë që duhet të bëjmë pas fitores.” – tha udhëheqësi i opozitës, duke iu referuar mitropolitit Amfilohije si një ‘simbol i Malit të Zi’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *