Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Komunikoj çdo javë me përfaqësuesit amerikanë në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA


Basha në ‘Studio Live’  në Report Tv, iu përgjigj pyetjes mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt.

Basha u shpreh se komunikon rregullisht me përfaqësuesit në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA.

‘Komunikime javore edhe përfaqësuesit në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA. Janë pjesë e luftës politike. Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i perëndimit, BE, SHBA. Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit. PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE. Kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë.’, thotë Basha.