Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë


Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ditën e djeshme dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në Karaburun, në afërsi të stanit të tij duke rrezikuar jetën e banorëve.

‘Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Delta Force, operacioni policor i koduar “Strike 9”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 42-vjeçar që qëlloi me armë zjarri në ajër, në Karaburun, duke rrezikuar banorët e zonës.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.  

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në Karaburun, në vendin e quajtur “Gallolec”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në stanin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 9”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  

– A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Dukat.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’, thuhet në njoftimin e policisë.