Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike, Rama: Na keni qëndruar pranë në çaste të vështira


Pas zhvilloi takimin me homologen e tij Olta Xhaçkën, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Abdullah Bin Zayed Al Nahyan po zhvillon takimin me kryeministrin Rama, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes strategjike mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rama, nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në sigurinë kibernetike e cilësoi me rëndësi strategjike për vendin tonë dhe e falenderoi ministrin që kanë qenë pranë Shqipërisë kur ka pasur më shumë nevojë dhe thotë se po ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Më lini të shpreh mirëseardhjen nga zemra ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara është një vend që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin e madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve të Bashkuara, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë.

Miqësinë e kemi ndjerë dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shenjuar zhvillime tejet positive. Si dëshmitar i vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë por edhe për të bërë gjithcka për preocesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës si dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet bashkë të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën. Nuk është motivim i mirë nëse nuk shohim arsye për të vrapuar drejt së ardhmes.

Miku im, e di që keni shumë punë, duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën. Jeni gjithmonë në vrap e sipër por nuk ju kam zili. Ne ju vlerësojmë e jemi të bekuar që kemi qenë kaq të privilegjuar për këtë periudhë historike që pas një izolimi të gjatë mundëm të takojmë njerëz si ju dhe si popullin e emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur se jo vetëm s’ndihemi vetëm por jashtë mase të respektuar.

Asgjë s’është më e rëndësishme se miqësia”, tha Rama.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve..

 Ai tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarët të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.

‘Kryeministër më lini të them se sa i nderuar jam që kthehem në Tiranë. Ndihem vërtetë në siklet që janë bërë kaq vite nga vizita që kur isha në Kukës. Nuk i harroj kurrë ato pamje të njerëzve që ishin në nevojë, por edhe të bujarisë së Shqiptarëve drejt kosovarëve. Kryeministër ju jeni një komb me shumë fat dhe ja keni dalë në një periudhë kaq të shkurtër për t’ja dalë mbanë. Jam i lumtur të shoh se marrëdhënia jonë po rritet por do të thoja dhe do të doja që ajo të rritet më shpejt. Ka kaq shumë gjëra të mira që po ndodhin, por ka edhe shumë gjëra që do të bëjmë. Sipas bisedës që bëmë bashkë me kolegët për energjinë, infrastrukturën dhe turizmin, përmes jush kryeministër do të doja të them se ne jemi të nderuar që kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Emiratet dhe kanë bërë një punë kaq të mirë. Në do të bëjmë gjithçka të mundur për ta që të ruajmë kontaktet në vend por edhe që ata mos të ndjejnë mallin për shtëpinë. Kryeministër dua të them se Emiratet e Bashkuara Arabe do të përpiqen të punojnë me miqtë e tyre në Ballkan duke vlerësuar paqen dhe duke respektuar të shkuarën dhe historinë. E shohim procesin e normalizimit midis Shqipërisë dhe Kosovës si diçka që është jashtë mase inkurajuese. E mbështesim fort atë dhe do të punojmë për tu siguruar që normalizim i Kosovës dhe Serbisë të jetë i suksesshëm. Pres me padurim të punojmë ngushtë me ju.’- u shpreh ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe.