Vendosni fjalën kyçe....

Pikat kufitare me Greqinë u hapën dje, si paraqitet situata në Kapshticë, sa shtetas kanë dalë nga vendi


Teksa dje rifilloi puna në pikat kufitare me Greqinë, ka pasur fluks udhëtarësh në Kapshticë.

Sipas informacioneve, gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 2278 shtetas dhe kanë hyrë në Shqipëri 1905 shtetas.

Aktualisht situata paraqitet normale. Mësohet se autoritetet shqiptare, në varësi të fluksit do të alternojnë sportelet.