Vendosni fjalën kyçe....

Manja i përgjigjet Alibeajt: Mos bëj politikë me amnistinë, propozimet e opozitës janë përfshirë


Ministri i Drejtësisë Manja tha sot se asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme nuk përfiton nga Amnistia Penale duke iu përgjigjur deputetit të PD=së zyrtare, Alibeaj.

Manja theksoi se nga ligji do përfitojnë të gjithë protestuesit ndër vite duke shtuar se përfituesit janë në masë ata që kanë kryervepra të lehta penale.

“Asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme nuk përfiton nga Amnistia Penale. Mos bëni politikë me këtë gjë. Madje janë përfshirë edhe amendamentet e opozitës që kërkoi që të përfitojnë protestuesit për vite të caktuara ndërsa ne e kemi bërë për të gjithë protestuesit që janë në burg apo proces gjyqësor e hetim penal. Bëjmë fjalë për një aministi të veprave të lehta lehta penale, 95% e përfituesve janë për vepra të lehta penale.” – tha Manja.