Vendosni fjalën kyçe....

PS e Rithemelimi pritet të miratojnë sot Amnistinë Penale, denoncimi i Bashës: Pazar, ulet dënimi për të korruptuarit


Kreui PD-së zyrtare Lulzim Basha ka denoncuar Rithemelimin e Berishës dhe PS-në për pazar lidhur me Amnistinë Penale që pritet të miratohet në seancën e sotme.

Basha shkruan se nga ligji do përfitojnë ulje dënimi të dënuarit për korrupsion nga SPAK.

Ai shton më tej se nga Amnistia Penale nuk do përfitojnë protestuesit që kanë marrë pjesë në tubimet e opozitës kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.

Postimi i Bashës

“PAZARI ME AMNISTINË:ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK!

PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT!

Shihni për cilat vepra ulet dënimiVeprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publikeNeni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

Neni 245 – ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,

Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtareNeni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 328 – ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.”