Vendosni fjalën kyçe....

Dumani: Agjentë të DEA-s e FBI-së janë atashuar pranë SPAK-ut


Kreu i SPAK=ut Altin Dumani tha sot para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë se agjentë të DEA-s dhe FBI-së janë atashuar pranë SPAK-ut.

Kreu i Prokurorisë Speciale po raporton në KLP mbi ecurinë e punës gjatë vitit 2023.

Bashkë me të në seancë janë edhe dy zëvendësit e tij Adnand Xholi e Klodian Braho si dhe kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj.

“Përfaqësues të DEA-s dhe FBI-së janë atashuar pranë SPAK-ut. Ndaj zyrtarëve të lartë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim. SPAK do ishte mirë të mos hetojë korrupsionin me vlerë 50 mijë lekë, ky kufi duhet të rritet. Bashkë me Hajnajn kemi rënë dakord që duhet të rritet numri i oficerëve të BKH-së. Në krahasim me vitin 2022, ulje me 40% e referimeve për korrupsion nga institucionet publike. Problematikë janë gjithashtu çështjet e bartura dhe mungesa e burimeve njerëzore.” – tha Dumani.