Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ka deputetë që shqetësohen më shumë për fatin e tyre se për PD-në dhe vendin


Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi, ka diskutuar situatën politike në vend, duke shprehur mendimin se e ardhmja e vendit nuk mund të jetë nën kontrollin e një trekëndëshi që ka diktuar rrjedhën e shoqërisë.

Basha theksoi se vendi po kalon nëpër një cikël të gjatë tranzicioni, ndryshe nga vendet e tjera, dhe se kjo periudhë duhet të përfundojë. PD, sipas tij, është përpjekur të ndikojë në këtë proces.

Ai gjithashtu shtoi se ka deputetë të cilët më shumë shqetësohen për fatin e tyre personal sesa për fatin e PD dhe të vendit. Kjo, sipas tij, është arsyeja pse ata kanë zgjedhur të jenë pjesë e listës së ish-kryeministrit Berisha, me stemën e Ilir Metës si basti më i sigurtë.

Shqipëria, shqiptarët, shoqëria, ekonomia, shteti, e ardhmja e vendit nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi i cili për një kohë kaq të gjatë ka diktuar me mjete politike dhe jopolitike ecurinë e shoqërisë. Dhe jo vetëm ka diktuar, por në këtë proces ka bërë edhe dëme shumë të mëdha. Dhe prandaj metafora qëndron jo thjesht në raport me mua, me Lulzim Bashën apo me Partinë Demokratike, qëndron për shoqërinë. Jemi me të vërtetë në një cikël të stërzgjatur tranzicioni krahasuar me vendet e tjera, por gjykoj se lajmi i mirë është që asgjë nuk është e përjetshme, edhe ky cikël tranzivcioni duhet të marrë fund. Dhe përjekja jonë, përpjekja e Partisë Demokratike, por besoj dhe me një aleacë shumë të gjerë vlerash, jo thjeshtë një aleancë politike, është që ta mbyllim derën e tranzicionit në mënyrë që gjeneratat e reja të shqiptarëve të kenë mundësinë si fqinjët tanë të gëzojnë një kulturë të re politike dhe përmes kësaj frytet e kësaj kulture të re politike, që do të thotë një standard tjetër jete, ekonomik, komunikimi shoqëror e të gjithëanshëm.

Ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, më shumë se shqetësohen për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë, duhet ta themi këtë. Dhe duket për një moment sikur basti më i sigurtë është të jenë në listën e sigurtë të zotit Berisha me stemën e zotit Meta. E kanë gabim. Ka deputetë të tjerë të cilët llogaritë i bëjnë me Partinë Demokratike, i bëjnë me opozitën shqiptare dhe me interesat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.