Vendosni fjalën kyçe....

Whatsapp bie për disa çaste në mbarë botën


WhatsApp, aplikacioni popullor i mesazheve nuk funksionoi për disa përdorues anembanë globit, sipas faqes së internetit të gjurmimit të ndërprerjeve, Downdetector.com.

Përdoruesit që përpiqeshin të identifikoheshin në aplikacion ose në uebin e WhatsApp – u përballën me një mesazh, që ndalonte përdorimin e aplikacionit.

Më shumë se 30,000 përdorues në Indi, mbi 67,000 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 95,000 në Brazil raportuan probleme me platformën sociale. Ndërsa, tashmë Whatsapp është kthyer në normalitet.