Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në qeveri, emërohet zv/ ministri i ri i Drejtësisë


Këshilli i Ministrave ka emëruar në mbledhjen e sotme në detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë Tedi Dobin.

Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama bëhet në mbështetje te nenit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

 

Vendimi:

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Tedi Dobi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA